METAL UNITED WORLD WIDE (MUWW)
Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të parë në Kosovë.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal do të organizohet të shtunën, më 5 maj 2018 nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të jenë grupet TROJA, LAND OF CONFUSION, 4X4, PINKMETAL dhe SOTAP.