KOMUNIKATË PËR SHTYP – Metal United World Wide 2019

Metal United World Wide (MUWW) II, koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende
të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të dytë në Kosovë.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal muzikës do të organizohet të Shtunën, më 15 Qershor 2019 nga ora 17:00,
në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, e ku do të performojnë:

  • Eugent Bushpepa, nga Tirana
  • Sunchair nga Dusseldorf
  • Jericho nga Prishtina
  • Harmed nga Budapest
  • si dhe bendet 4×4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem, nga Prishtina.

Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi. Nga viti 2018, në kuadër të
MUWW mbahen koncerte të llojit të njejtë, në të gjithë botën, në të njejtën datë, të identifikuar me të njejtin flamur.
Rockuzinë ka kënaqësinë që për herë të dytë ta vendos Kosovën në hartën e MUWW, ku muzika rock e heavy metal
bashkon bende, fansa, organizator dhe media duke krijuar një ndenjë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Jemi krenar që edhe këtë vit do ta përfaqësojmë Kosovën në ngjarjen më të madhe ndonjëherë të rock-ut dhe heavy
metal- it, dhe njëkohësisht ju informojmë qe Metal United World Wide do të vazhdojë të mbahet në Kosovë për çdo vit,
duke sjell bende të reja rock dhe heavy metal.
Ndërsa ne në Rockuzinë, do të vazhdojmë me organizimin e koncerteve të muzikës rock përgjatë tërë vitit.

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Metal United World Wide II është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive
e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
30% e të hyrave nga biletat do të dhurohen për fëmijet e prekur nga sëmundja e leukemisë, përmes Cure2Children Kosove.

Për më shumë informata/pyetje rreth oraganizimit ju lutemi na vizitoni në webfaqen tonë, Facebook apo Instagram.
Fatos Dobroshi/Media contact
fatos.dobroshi@rockuzine.com

+383 44 110 150
+383 49 610 804

www.rockuzine.com | www.facebook.com\rockuzine | instagram: Rockuzine_ks

 

Linqe te eventit:
https://www.facebook.com/events/1156127681203265/
http://www.metal-united-world-wide.com/
http://www.metal-united-world-wide.com/bands