Metal United World Wide (MUWW)

Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të parë në Kosovë.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal do të organizohet të shtunën, më 5 maj 2018 nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të jenë grupet TROJA, LAND OF CONFUSION4X4, PINKMETAL dhe SOTAP.

Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njejtë, në të gjithë botën, në të njejtën datë, të identifikuar me të njejtin flamur. Rockuzinë ka kënaqësinë që të vendos Kosovën në hartën e MUWW ku muzika rock e heavy metal bashkon bende të kësaj muzike, fansa, organizator, media dhe krijon një ndenjë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Krenar ta përfaqësojmë Kosovën në ngjarjen më të madhe ndonjëherë të rock e heavy metal, MUWW në Kosovë do të vazhdojë çdo vit në të njejtën datë, edhe me bende tjera e të reja.
MUWW do të ketë pije, alkoolike dhe joalkoolike, dhe ushqim përgjatë tërë koncertit.

Biletat do të shiten çdo ditë në Rockuzinë dhe gjithashtu në hyrje të koncertit, çmimi i biletës 5 Euro.

Ndërsa ne, Rockuzinë, do të vazhdojmë me organizimin e koncerteve të muzikës rock edhe përgjatë muajve në vijim.

Për më shumë informata/pyetje na vizitoni në faqen tonë, në Facebook apo Instagram:
www.rockuzine.com
www.facebook.com/rockuzine/
www.instagram.com/rockuzine_ks/

Linqe te eventit:
https://www.facebook.com/events/1821282244582547/
http://www.metal-united-world-wide.com/
http://www.metal-united-world-wide.com/bands

Media Contact
Fatos Dobroshi / fatos.dobroshi@rockuzine.com / +383 44 110 150
 
The Host of MUWW – Kosova
Artan Balaj (Balaj Artan) / artan.balaj@gmail.com
Biletat mund ti bleni në:

Prishtinë: RockuzinëSoma Book StationMIQT Pub
Prizren: DestillKafe Libraria Sindikata
Ferizaj: Check in Bar
Mitrovica: MuseumPub

12.04.2017

[/fusion_text]