KOMUNIKATË PËR SHTYP

ROCK & METAL UNITED FESTIVAL
27-28-29 GUSHT 2021
Prishtinë

Rock United II dhe Metal United III, tashmë festivale tradicionale, këtë vitë do të mbahen me datat 27, 28 dhe 29 Gusht 2021.

Rock & Metal United Festival është një projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe metal, fansat, organizatorët dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”. Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rock & metal e cila ne Kosovë ka fillet tek vitet e 60-ta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjët, me pjesmarrje më të madhe me bende të reja duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë. Ky festival, që është shumë i mirëpritur nga të gjithe ata që e vlerësojnë kulturën rock&metal, do ti bashkojë gjeneratat e ndryshme të krijuesve, ku veprat, përvojat dhe idetë e grupeve pjesëmarrëse do të shkëmbehen dhe përdoren si mësim për gjenerata e reja.

Në Rock & Metal United 2021, pritet të marrin pjesë grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Italia, duke u zgjëruar me edhe më shumë bende ndërkombëtare në vitet në vijim. Ideja është që të ketë shfaqje apo koncerte tri ditë rradhazi, me prezentime të bendeve të reja rock & metal, dhe gjithashtu me përkrahje nga bende të famshme që kanë krijuar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyera në kulturën e rockut shqipëtarë, rajonal e ndërkombëtar.

Koncerti organizohet në pjesën e amfiteatrit të pishinës së Gërmisë, dhe do të ketë njëzet e tri (23) performanca live të bendeve lokale dhe rajonale si në vijim:

Në natën e parë të festivalit do të performojnë grupet:

 Aleksander Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, nga Tirana.
 Shega, bend arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, Itali.
 Gima, artist shqipëtar që jeton dhe vepron në Austri
 Epoka 94, Trampolinë nga Prishtina
 Bystander nga Ferizaj

Në natën e dytë të festivalit do të performojnë grupet:

 Bojken Lako nga Tirana.
 Jericho, Gillespie, Zwada, Fron, Vini e Veni nga Prishtina
 Koha nga Theranda

Në natën e tretë të festivalit do të performojnë grupet:

 Eugent Bushpepa, Crossbones dhe TerrorSystem nga Tirana.
 Frisson, Sotap dhe Oktappa nga Prishtina

Çmimi i biletës ditore është 5 Euro, dhe biletat për festivalin mund të blihen në:

Rave Travel, www.rave-travel.com (online & hardcopy)
Rockuzinë (Prishtinë), Vendum (Prishtine), DefyThem (Prishtine), Check in Bar (Ferizaj), BarAca
(Prizren), MuseumPub (Mitrovicë), RockHouse (Gjilan), Rock Hard (Therandë)

Për më shumë informata/pyetje rreth festivalit ju lutemi kontaktoni:

Kreshnik Berisha, kekabe@gmail.com, tel: 049867999
Artan Balaj, artan.balaj@gmail.com, tel: 049657556
Jonian Slivova, jonslivo01@gmail.com tel: 045590869

www.rockuzine.com | www.facebook.com\rockuzine | instagram: Rockuzine_ks